Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Afër jush” me këshilla në kohë pandemie, vjen në KTV

“Afër jush” është programi më i ri televiziv në skemën programore të KTV-së.

Qendra për Arsim e Kosovës, së bashku me SOSfshatrat e fëmijëve të përkrahura nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur dhe në bashkëpunim me KTV-në, kanë krijuar programin informues edukativ “Afër jush”, i cili ndihmon familjet të informohen për kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve në situatë pandemie në fushat e shëndetësisë, psikosociale dhe edukativo-arsimore.

Gjendja e krijuar nga pandemia COVID-19 ka shtyrë palët e përfshira të vijnë me një përmbajtje të tillë programore, e cila vjen në transmetim të mërkurën dhe të premten nga ora 16:30.

“Besojmë se për ta përballuar më lehtë këtë situatë më të vegjlit, duhet t’u kushtojmë vëmendje të posaçme, duke u ndihmuar të njihen me masat parandaluese të së mundjes si dhe t’u japim opsione se si mund të kalojnë kohën sa janë të mbyllur në shtëpi”, ka thënë Dardan Selimaj, producent ekzekutiv në Kohavision.

Përmes këtij programi synohet që të ndihmohen edhe prindërit për t’iu qasur më të vegjëlve në këtë situatë shqetësuese për secilin, duke ofruar këshilla dhe udhëzime si mund të tejkalohet në mënyrë më të qetë dhe të përballueshme kjo gjendje e re për njerëzimin.

Emisionet do të kenë edhe kohën e rezervuar për ekspertë, të cilët do të japin këshilla apo edhe do t’u përgjigjen pyetjeve të marra nga publiku.

Edhe “Afër jush”, me këshilla psiko-sociale, shëndetësore dhe arsimore në kohën e COVID-19 Arbëri “Afër jush”, me këshilla psiko-sociale, shëndetësore dhe arsimore në kohën e COVID-19

Ekspertët përcaktohen varësisht nga tema që shtjellon emisioni, ata mund të jenë mësimdhënës, mjekë, psikologë, sociologë, e të tjera.

“Afër jush” transmetohet dy herë në javë dhe do të sjellë në ekranet tuaja 10 takime speciale.