Në mesin e shkencëtarëve ka pretendime se njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes përballen me një rrezik të shtuar ndaj infeksionit me Covid-19.
Tek këto sëmundje, ekspertët veçojnë astmën, simptomat e të cilës, sipas ekspertëve, mund të përkeqësohen si pasojë e infeksionit me Covid-19.
Bronkiti kronik, astma, sëmundjet obstruktive pulmonare e të tjera si këto i dobësojnë mushkëritë dhe ato kanë më pak rezistencë ndaj infeksionit, thonë ekspertët. Ata argumentojnë se mushkëritë e një personi të shëndetshëm humbasin 30 për qind të kapacitetit të tyre për shkak të koronavirusit. Me këtë logjikë, mushkëritë e një personi astmatik ndikohen rëndë dhe kapaciteti i tyre zbret në 40 për qind.
Medikamentet kundër astmës dhe koronavirusi
Sipas ekspertëve, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë nëse medikamentet që përdoren rëndom kundër astmës rrisin rrezikun e infeksionit me COVID-19.
Edhe
Problemet me frymëmarrjen gjatë dimrit – çfarë duhet të bëni kujdes
Sidoqoftë, një studim i përmasave të vogla i publikuar në revistën Endocrine Society’s Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism paralajmëron se njerëzit që marrin steroide si pjesë e protokollit kundër astmës, alergjive dhe artritit mund të mos jenë të aftë të përballen me një sulm të tillë nga koronavirusi.
Ky studim argumenton se njerëzit e prekur nga astma, ose ata që janë shtruar në spital në 12 muajt e fundit si pasojë e këtij problemi kanë një mburojë imunitare të dobësuar dhe rrjedhimisht përballen me një rrezik të shtuar të infeksionit.
Astmatikët këshillohen t’i përmbahen këshillave të mjekëve për të shmangur çdo episod që kërcënon frymëmarrjen. Ata duhet të kenë në shtëpi të gjitha medikamentet dhe pajisjet që lehtësojnë frymëmarrjen në mënyrë që të kenë mundësi të vetë-trajtohen në karantinë.
Kujdes me stresin
Stresi ka një ndikim shumë të keq në sistemin imunitar. Astmatikët mund të ndihen më shumë të stresuar se zakonisht, si pasojë e situatës së shkaktuar prej koronavirusit. Përpos të tjerave, ankthi dhe stresi mund të përkeqësojnë simptomat e sëmundjes, ndaj ruajtja e toruas dhe e qetësisë është dyfish e rëndësishme në këtë periudhë pandemie.
Edhe
Ata që vuajnë nga astma janë më të rrezikuar nga sulmi në zemër dhe në tru
Astmatikët duhet të kenë higjienë në shtëpi dhe ta pastrojnë atë sa më shpesh nga pluhurat. Ata duhet të sigurohen që në shtëpinë e tyre, niveli i lagështisë të jetë i ulët. Me ardhjen e pranverës, ekspozimi ndaj polenit bëhet më i lartë, ndaj dritaret duhen mbajtur mbyllur gjatë ditës.
Astmatikët duhet të tregojnë kujdes të shtuar ndaj përdorimit të solucioneve industriale të pastrimit. E fundit, por jo për nga rëndësia është që, astmatikët duhet të jenë vigjilentë ndaj çdo simptome që mund të vërejnë në rrugët e tyre të frymëmarrjes, veçanërisht vështirësia në frymëmarrje dhe temperatura e lartë./agroweb