Ata që vuajnë nga astma janë në rrezik të shtuar të sulmeve në zemër dhe në tru, thonë shkencëtarët.
Ata kanë dy herë më shumë gjasa të kenë grumbullim të tepërt të pllakave në arteriet që çojnë gjakun në tru, krahasuar me njerëzit që nuk janë astmatikë.
Bllokimi në arteriet karotide është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, raportoi DailyMail.
Astma çon në krijimin e pllakave për shkak të niveleve më të larta të infeksionit, duke rritur rrezikun e dëmtimit të enëve të gjakut që çon në formimin e pllakave.
Në studimin e fundit, studiuesit në Universitetin e Wisconsinit studiuan rreth 5000 të rritur me një moshë mesatare 61 vjeç, të cilët ishin në rrezik të sëmundjeve të zemrës.
Atyre iu bë një ekografi në arteriet e tyre karotide – të cilat bartin gjakun nga zemra në kokë dhe qafë.
Dy të tretat e njerëzve me astmën më të rëndë kishin pllaka në arteriet e tyre karotide, krahasuar me gjysmën e atyre me astmë të moderuar dhe jo-astmatikë.
Një numër në rritje i amerikanëve diagnostikohen me astmë çdo vit, me numrin aktual në 25 milionë.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ata që vuajnë vazhdimisht nga astma janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru.