Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ftoni shoqërinë për të shikuar ndeshjen, 6 këshilla si të jeni nikoqir perfekt

Kosova - Turqia ilustrim familja

Foto-ilustrim: KOHA

Nga fillimi i ndeshjes deri te fishkëllima e fundit, dita e ndeshjes sportive ka të bëjë me kohën e kaluar me familjen dhe miqtë duke bërë tifo për ekipin e preferuar. Nëse këtë herë jeni ju organizatori, “Seaside Signal” ka shkruar se me pak planifikim mund ta sillni atmosferën e stadiumit direkt në shtëpinë tuaj.

Tregoni shpirtin e ekipit

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëni që mysafirët të ndihen të emocionuar që në momentin kur hyjnë në shtëpi. Dekoroni ambientin me ngjyrat dhe simbolet e ekipit tuaj: flamuj, balona, mbulesa tavoline apo aksesorë të tjerë.

Vishni fanellën tuaj të preferuar dhe krijoni atmosferë stadiumi me gjëra argëtuese si doreza sfungjeri apo tufa të mëdha për tifozët.

Përgatituni paraprakisht

Mos lini gjithçka për momentin e fundit. Bëni një listë me gjithçka që ju duhet: ushqime, pije, enë, peceta, qese mbeturinash.

Kontrolloni që televizori dhe zëri funksionojnë mirë dhe që keni qasje në kanalin apo platformën ku transmetohet ndeshja.

Nëse është e mundur, përgatisni ushqimin dhe mbushni frigoriferët më herët, që të shijoni ndeshjen pa ndërprerje.

Ushqeni tifozët

Ushqimi është pjesë e rëndësishme. Një tavolinë në stil bufeje është ideale që secili të marrë çfarë dëshiron.

Sigurohuni që menuja të ketë shumëllojshmëri me ushqime që hahen me dorë.

Mund të shtoni edhe diçka më speciale, si një sos me djathë dhe perime e copëza mishi për shije ndryshe.

Mos harroni edhe opsione më të lehta si perime apo një pjatë me djathëra, si dhe pije të ndryshme: ujë, lëngje, pije të gazuara apo alkoolike

Për ëmbëlsirë, mund të bëni tortë apo ëmbëlsira të vogla në formë topi futbolli ose me ngjyrat e ekipit.

Mos e lini pas dore pastrimin

Me shumë ushqim vjen edhe rrëmuja. Për ta bërë më të lehtë pastrimin gjatë ndeshjes, organizoni gjithçka paraprakisht dhe përdorni mjete që ju kursejnë kohë, në mënyrë që të mos i humbni momentet kryesore të lojës.

Krijoni ambientin perfekt për shikim

Vendosni ulëset në mënyrë që të gjithë të kenë pamje të mirë nga ekrani. Kombinoni divanë, karrige dhe jastëkë në dysheme.

Vendosni tavolina të vogla afër për pije dhe ushqime.

Nëse keni më shumë se një televizor, mund ta transmetoni ndeshjen edhe në dhoma të tjera, por mbani zërin të ulët për të shmangur vonesat mes ekraneve.

Mbani energjinë lart edhe gjatë pushimeve

Gjatë pjesës së pushimit apo reklamave, organizoni aktivitete argëtuese.

Mbani disa lojëra tavoline ose video-lojëra për ata që duan të bëjnë një pushim nga ndeshja, sidomos për fëmijët.

Sonte Kosova luan me Turqinë në futboll në ndeshjen finale të plejofit. Fituesi do të jetë pjesëmarrës në Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada gjatë verës.

KOHA ju fton që edhe ju të bëheni pjesë e kësaj dite historike – dërgoni në [email protected] ose në Facebook video që tregojnë se si po e përcillni ndeshjen