Sipas një studimi të ri hamburgerët me djathë dhe akulloret mund ta ndihmojnë trupin në luftimin e kancerit, raporton "New York Post".
Acidi yndyror që gjendet në mish dhe produktet e bulmetit rrisin aftësinë trupore për t'i luftuar disa sëmundje. Më parë është konsideruar se ngrënia e mishit dhe bulmetit rrit rrezikun nga kanceri, por studimi i ri ka treguar se disa vlera ushqyese që u gjetën në mish dhe akullore mund të jenë të mira për shëndetin e njeriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAcidi që quhet “trans-vaccenik (TVA)” është një acid që gjendet te kafshët që kullotin, por trupi i njeriut nuk mund ta prodhojë atë.
Drejtuesi i studimit, që u prezantua në Universitetin e Chicagos, profesori Jing Chen, ka shpjeguar se si ekipi i tij e vëzhguar acidin TVA duke përdorur qelizat njerëzore dhe minjët për të vlerësuar se si tumorët rriteshin për dy lloje të caktuara të kancerit – melanoma dhe atij të zorrëve.
“Ne kemi gjetur se acidi TVA në të vërtetë rrit imunitetin anti-tumor duke aktivizuar një rrugë të rëndësishme të imunitetit. Është shumë intriguese dhe e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
Megjithatë ekspertët kanë thënë se ky studim nuk duhet të përdoret si arsyetim për të ngrënë më tepër se që duhet mish të kuq e djathë.