Presioni i lartë i gjakut, obeziteti, kequshqyerja, pirja e duhanit dhe diabeti e kthejnë zemrën në një “bombë me sahat”.
Presioni i lartë i gjakut, obeziteti, kequshqyerja, pirja e duhanit dhe diabeti e rrisin moshën e zemrës.
Por ka shpresë për ta kthyer mbrapsht orën e zemrës suaj ose për të frenuar ritmin e plakjes e muskulit më të rëndësishëm të trupit.
Madje ka dhe studime të fundit që tregojnë se 50% e goditjeve nga ataku kardiak mund të parandalohen me disa ndryshime të vogla në mënyrën e të ushqyerit.
Kështu që merreni shëndetin e zemrës suaj në dorë.
Çokollata e zezë
Ky është një super lajm për të apasionuarit e çokollatës. Njerëzit që konsumojnë kakao, apo konsumojnë çokollatë të zezë janë në formë më të mirë kardiovaskulare se ato që nuk e konsumojnë.
Një studim 9-vjeçar ka treguar se gratë që konsumonin çokollatë të zezë të cilësisë së lartë, të paktën dy herë në javë, rrezikonin 32% më pak për të pasur problem me zemrën se ato që i thonin jo kakaos.
Një tjetër studim tregonte gjithashtu se meshkujt që hanin më shumë çokollatë në javë, kishin 17% më pak rrezik për të pasur një atak kardiak.
Studiuesit ia atribuojnë të mirat shëndetësore të kakaos, polifenoleve dhe flavanoleve, përbërës anti-inflamatorë që ndihmojnë për të mbrojtur zemrën.
Bishtajoret
Bishtajorët janë ushqim i shkëlqyer pasi është një burim magnezi, folati dhe kalium.
Këto përbërës mund të ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut dhe ndihmojnë në shëndetin e zemrës.
Bishtajoret dhe fasulet në veçanti janë gjithashtu një burim i shkëlqyer.
Studiuesit kanë zbuluar se rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare ishte shumë herë më i vogël për çdo 7 gramë fibra të konsumuara./agroweeb
LEXO EDHE: