Lifestyle

Mëngjesi që konsiderohet se shton jetëgjatësinë

Tortillat me miell misri, brumi i të cilave piqet nga druri që lëshon hi në furrën prej allçie, janë ushqimi më i mirë për jetëgjatësinë, raporton CNBC.

Tortillat e misrit janë të mira për shkak se përbëhen prej drithit të plotë si misri, që do të thotë se indeksin glikemik (sheqerin) e kanë të ulët e kjo i bën të jenë karbohidrat shumë i mirë për t’u konsumuar.

Hiri i drurit me të cilin piqen tortillat, kur kombinohet me miellin e misrit e krijon përbërësin e njohur si niacinë (vitaminën B), që luan rol tepër të rëndësishëm në forcimin e organizmit. Kjo për shkak se ky përbërës i liron aminoacide gjë që bën organizmin të përthith më të mirën nga ushqimi.

Tortilla rekomandohet të shoqërohet me bizele të zeza. Kjo për shkak se ato përmbajnë antioksidant po aq të fuqishëm si boronicat. Janë shumë të pasura me vitamina që pastrojnë edhe zorrët, ulin presionin e gjakut, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, dhe janë shumë të pasura gjithashtu me vitaminë B e kalcium.

Bizelja kur kombinohet me orizin krijon proteinë të plotë që është aminoacid shumë i nevojshëm për shëndet të mirë.

Një sos i bërë me uthull, karota, speca djegës, e kurkum do të ishte një shoqërues i mirë i këtij ushqimi për mëngjes. Ky kombinim ofron probiotik e antiiflamator të nevojshëm për luftimin e sëmundjeve si kanceri.

Kafeja gjithashtu luan rolin e saj shumë të rëndësishëm në organet tretëse. E pasur me shumë antiksodant ndihmon ushqimin të kalojë lirshëm nëpër organet përkatëse.

{gallery}

LEXO EDHE: