Lumturi Selfaj, 55 vjeçe, dhe prej 10 vitesh vuan nga hipertensioni. Ajo thotë se e ka neglizhuar sëmundjen, çka i ka sjelle mjaft probleme me diabetin dhe veshkat.
Shefi i shërbimit te hipertensionit ne QSUT, Mihal Tase thotë qe 40% e shqiptareve vuajnë nga hipertensioni, dhe kjo sëmundje është një vrasës i heshtur që nuk të lajmëron kur vjen.
Mjekët këshillojnë që njerëzit të kenë sa më shumë aktiviteteve fizike, dhe të bëjnë kujdes me produktet ushqimore.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hipertensioni është vrasësi i parë në botë. Vret shumë duke qenë se shoqërohet nga sëmundje të tjera si diabeti, sëmundjet e veshkave dhe të zemrës.
Artikuj të ngjashëm