Lifestyle

SHBA-ja heq detyrimin për vaksinim kundër COVID-19

Descriptive Text

Më shumë se 270 milionë njerëz në SHBA, ose pak më shumë se 81% e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19, sipas CDC-së. Për më shumë se një vit, zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së kanë parë një përgjigje afatgjatë ndaj COVID-19 që është më e ngjashme me qasjen ndaj gripit, me injeksione të përditësuara çdo vit që synojnë vaksinat e fundit të virusit – veçanërisht për më të prekurit

Administrata Biden do t'i japë fund shumicës së kërkesave të fundit federale të mbetura për vaksinën COVID-19 javën e ardhshme kur të përfundojë urgjenca kombëtare e shëndetit publik për koronavirusin, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Kërkesat e vaksinave për punëtorët federalë dhe kontraktorët federalë, si dhe për udhëtarët e huaj ajror në SHBA, do të përfundojnë më 11 maj. Qeveria po fillon gjithashtu procesin e heqjes së kërkesave të injektimit për edukatorët, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe joqytetarët në kufijtë tokësorë të SHBA-së.

Kërkesat janë ndër gjurmët e fundit të disa prej masave më shtrënguese të marra nga qeveria federale për ta promovuar vaksinimin ndërsa virusi vdekjeprurës shpërtheu dhe fundi i tyre shënon shfaqjen më të fundit se si administrata e Presidentit Joe Biden po vepron për ta trajtuar COVID-19 si një rutinë, sëmundje endemike.

“Teksa unë besoj se këto detyrime vaksinash patën një ndikim të jashtëzakonshëm të dobishëm, ne jemi tani në një pikë ku mendojmë se ka shumë kuptim t'i heqim këto kërkesa”, ka thënë për Associated koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Dr. Ashish Jha.

Pasojat nga mosvaksinimi

Thellësisht polarizuese në atë kohë dhe subjekt i sfidave të shumta ligjore - shumë prej të cilave ishin të suksesshme - kërkesat e vaksinimit u imponuan nga Biden në valë të njëpasnjëshme në fund të vitit 2022 teksa shkalla e vaksinimit të vendit u ul edhe në mes të shfaqjes së varianteve të reja, më të transmetueshme të COVID -19.

Më shumë se 100 milionë njerëz në të njëjtën kohë u bënë pjesë e detyrimeve gjithëpërfshirëse të Bidenit, të cilat ai i shpalli më 9 shtator 2021, pasi varianti delta i virusit po sëmurte më shumë njerëz se në çdo kohë deri në atë pikë të pandemisë. Biden i kishte përjashtuar këto kërkesa përpara se të merrte detyrën në janar, por i mbështeti ato për të ndryshuar sjelljen e asaj që ai e shihte si kokëfortësi e publikut që refuzoi të vaksinohej, duke thënë se ato rrezikonin jetën e të tjerëve dhe rikuperimin e ekonomisë së vendit

“Ne kemi qenë të durueshëm. Por durimi ynë është pakësuar dhe refuzimi juaj na ka kushtuar të gjithëve”, kishte theksuar Biden në atë kohë. Pakica e pavaksinuar “mund të shkaktojë shumë dëme, dhe tashmë janë duke e bërë këtë”.

Gjykatat federale dhe Kongresi tashmë kanë hequr kërkesat e Bidenit për vaksinat për punëdhënësit e mëdhenj dhe anëtarët e shërbimit ushtarak.

Detyrimet mbeten për shumë punonjës të Institutit Kombëtar të Shëndetit, Shërbimit Shëndetësor Indian dhe Departamentit të Çështjeve të Veteranëve – të cilët zbatuan kërkesat e tyre për stafin e kujdesit shëndetësor dhe të tjerë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë – do të mbeten ndërsa ato agjenci rishikojnë kërkesat e tyre.

Mbi 1.13 milion njerëz në SHBA kanë vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë më shumë se tre vjet më parë, duke përfshirë 1.052 njerëz në javën që përfundon më 26 prill, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ky ishte numri më i ulët javor i vdekjeve nga virusi që nga marsi i vitit 2020.

“COVID vazhdon të jetë problem”, ka theksuar Jha. “Por sistemi ynë i kujdesit shëndetësor ose burimet e shëndetit publik janë shumë më në gjendje t’i përgjigjen kërcënimit që COVID paraqet për vendin tonë dhe e bëjnë këtë në një mënyrë që nuk shkakton probleme me qasjen në kujdesin për amerikanët”.

“Disa nga këto fuqi emergjente thjesht nuk janë më të nevojshme në të njëjtën mënyrë”, ka shtuar ai.

Heqja e detyrimit

Më shumë se 270 milionë njerëz në SHBA, ose pak më shumë se 81% e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19, sipas CDC-së.

Për më shumë se një vit, zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së kanë parë një përgjigje afatgjatë ndaj COVID-19 që është më e ngjashme me qasjen ndaj gripit, me injeksione të përditësuara çdo vit që synojnë vaksinat e fundit të virusit – veçanërisht për më të prekurit. Por më pak se 56 milionë njerëz në SHBA, ose 17% e popullsisë, kanë marrë një dozë të përforcuesve bivalent të përditësuar që u bënë të disponueshëm në shtator 2022 dhe ofrojnë mbrojtje më të mirë kundër varianteve të Omicronit që mbeten në qarkullim.

“Ne nuk kemi një detyrim kombëtar për vaksinat e gripit në të njëjtën mënyrë, dhe megjithatë shohim një përdorim mjaft të mirë të vaksinave të gripit”, ka sqaruar Jha. “Qëllimi këtu është me të vërtetë të vazhdojmë të inkurajojmë njerëzit që të vaksinohen, por nuk mendoj se detyrimet do të jenë të nevojshme për vaksinimin e amerikanëve kundër COVID në të ardhmen”.

Teksa detyrimet federale po mbarojnë, Jha parashikoi që disa punëdhënës, veçanërisht objektet mjekësore, mund të vendosin të ruajnë kërkesat e tyre për vaksinimin COVID-19. Ai vuri në dukje se spitali ku ai ushtron ka një kërkesë për vaksinën e gripit për punonjësit prej 20 vitesh.

Jha hodhi poshtë shqetësimet se përfundimi i kërkesës për vaksinimin ndërkombëtar të udhëtarëve do të rriste rrezikun e një varianti të ri nga jashtë që hyn në SHBA. Biden tashmë ka rikthyer kërkesat e testimit të virusit si për qytetarët amerikanë ashtu edhe për udhëtarët e huaj në SHBA.

Jha ka thënë se SHBA-ja ishte tashmë e mbrojtur nga një program i mbikëqyrjes gjenomike të udhëtarëve, i cili, për shembull, teston për vaksina të ndryshme të virusit.

“Ne mendojmë se jemi shumë më të aftë të identifikojmë nëse një variant i ri shfaqet në Shtetet e Bashkuara dhe të përgjigjemi në mënyrë efektive”, ka theksuar ai. “Dhe unë mendoj se kjo është ajo që e bën nevojën për një detyrim vaksinash për udhëtarët më pak të nevojshëm tani”.

Përktheu: Blerta Haxhiu