Lifestyle

Pse fëmijët refuzojnë ushqimin, ekspertja jep këshilla për prindërit

Refuzimi i ushqimit nga fëmijët është shqetësues për prindërit. Por, ekspertët që merren me çështjen e të ngrënit kanë gjetur zgjidhje edhe për këtë shqetësim.

Judy More, nutricioniste e njohur, deklaroi se prindërit duhet të jenë të durueshëm me fëmijët dhe insistues.

Sipas saj, foshnjat kanë më tepër probleme me ushqim pasi sapo janë ndarë nga gjiri dhe iu duhet kohë të ambientohen me ushqimet e reja.

“Disa foshnje mund të kenë gojë të ndjeshme. Mund të jenë të ndjeshme ndaj prekjes. Fëmijët me gojë shumë të ndejshme mund ta kenë të vështirë të përballojnë ushqime të reja, e kjo mund t'i bëjë ata më pak të kujdesshëm kur hanë”, deklaroi Judy.

Sipas saj, prindërit duhet t'ua prezantojnë fëmijëve ushqimet në moshë sa më të hershme, në mënyrë që të njihen me të.

Dhënia e një numri të kufizuar të ushqimeve mund të përshkallëzojë shqetësimin dhe t'i privojë ata nga lëndët ushqyese, që u nevojiten për t'u rritur dhe zhvilluar.

Rreth moshës 2-7 vjeç, shumica e fëmijëve kalojnë një fazë zhvillimi ku bëhen mjaft të shqetësuar. Kjo është fazë normale psikologjike. Ata bëhen më të kujdesshëm me ushqimet, i shikojnë ato me kujdes dhe nëse nuk njohin diçka, nuk e fusin në gojë", deklaroi nutricionistja amerikane.

Ajo propozon që fëmijët të mos ushqehen me forcë, pasi ky veprim mund t'i irritojë dhe t'i bëjë të mërziten.

Judy propozon që prindërit të ushqehen së bashku me fëmijët, në mënyrë që këta t'i mësojnë shprehitë.

"Për disa fëmijë, të ngrënit zgjatë shumë dhe atyre iu duhet më tepër kohë që të mësojnë ta pëlqejnë ushqimin e ri", shtoi ajo, duke folur për fëmijët e moshës 7-12 vjeçare.