Enët nuk duhen shpëlarë përpara se të vendosen në enëlarëse, pasi detergjenti funksionon më mirë në enët e pista.
Megjithatë, kjo është ende një temë e diskutueshme, ku shpesh njerëzit kanë mendime të kundërta.
Arsyet pse nuk duhet shpëlarë enët para se të vendosen në makinën e larjes:
Mund të rezultojë një larje jo e plotë
Shumica e enëlarëseve moderne kanë sensorë që mund të tregojnë se sa të pista janë enët. Kështu në përputhje me rrethanat, ato e zgjedhin vetë gjatësinë e ciklit dhe temperaturën e duhur.
Dhe nëse enët pastrohen dhe më pas vendosen në makinë, ajo do të “mendojë” se nuk ka ushqim të pranishëm dhe do të zhvillojë një cikël më të shkurtër. Kështu enët nuk do të pastrohen në mënyrën e duhur. Megjithatë, kjo vlen vetëm për disa lloje lavatriçesh moderne.
Enët duhet të jenë të pista që detergjenti i enëlarëses të funksionojë siç duhet
Enzimat që gjenden në detergjent janë krijuar për t’u lidhur me grimcat e ushqimit dhe pa ushqim kjo nuk mund të ndodhë. Si rrjedhojë enët nuk do pastrohen ashtu siç duhet.
Teknologjia e avancuar në enëlarëset e ditëve të sotme, do të thotë se ato janë krijuar për të pastruar më së miri edhe enët e papastruara.
Shpëlarja paraprake është humbje e ujit dhe energjisë
Lavatriçet moderne përdorin nga 3 deri në 5 litra ujë për larje, por nëse pastrohen enët me dorë, do të përdoret edhe më tepër ujë. Gjithashtu do të përdoret dyfishi i sasisë së energjisë elektrike. /Agroweb