Mbi 80 milionë familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) posedojnë enëlarëse, por sipas Administratës së Informacionit mbi Energjinë, shumë pak prej tyre i përdorin ato siç duhet.
“Better Homes and Gardens”, portal mbi punët e shtëpisë, shkruan se një pjesë e madhe e njerëzve i pastrojnë enët “sipërfaqësisht” para se t’i fusin në makinë, por kjo nuk po del metodë e mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFaqja rekomandon që enët të mos pastrohen paraprakisht, pasi përpos që do të shpenzohet ujë, nuk do të ketë efekt të mirë te enët.
Lexo edhe: “Opsioni i fshehur” në makinën larëse që i than rrobat më shpejt
“Duke i larë paraprakisht, pos që shpenzoni ujin, gjithashtu nuk e lejoni enëlarësen t’i pastrojë ashtu siç duhet. Mund të mendoni se po ndihmoni makinën tuaj të funksionojë siç duhet, por në fakt, vetëm sa po konsumoni më tepër ujë...Shumica e rubineteve funksionojnë me një shpejtësi rrjedhjeje prej 3 litrave në minutë. Që do të thotë se nëse është e ndezur për dy minuta e 18 sekonda, atëherë sasia e ujit që përdoret për të shpëlarë vetëm disa enë, tashmë është e njëjtë me ciklin normal të larjes së enëve nga makina”, ka deklaruar Adam Hoffman, drejtor i inxhinierisë për pjatalarëse.
Ai ka shtuar se studimet zyrtare tregojnë se enëlarëset i pastrojnë mjaftueshëm enët dhe s’ka nevojë që ato të pastrohen paraprakisht.
Ai ka shtuar se çdo enëlarëse e miratuar nga kompanitë e prodhimit, lansohet me sensor që mat dhe rregullon ciklin e pastrimit të enëve.
“Nëse fillimisht i pastroni enët në lavaman, sensori i makinës do ta lexojë gabimisht nivelin e papastërtisë dhe nuk do t’i lajë si duhet. Por, nëse në pjata ose enë ka mbetje me copa të mëdha, mund t’i hiqni, por jo plotësisht .
Ai ka ftuar që të ndërrohet kjo shprehi pasi siç ka thënë inxhinieri, s’është e dobishme.
“lëreni pjatalarësen tuaj të kujdeset për pastrimin”, ka shtuar Hoffman.