Mbi 58% e sëmundjeve te njeriu janë përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një studimi të ri.
Studimi u krye nga studiuesit e Universitetit Mamoa të Hawaiit që bënë kërkim sistematik në shembuj të jetës ku kishin ndikuar ndryshime klimatike nga emetimet e gazeve serrë në sëmundjet e njerëzve, raportoi të mërkurën euronews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto përfshinin ngrohjen, thatësirën, valët e të nxehtit, reshjet ekstreme, vërshimet, stuhitë, rritja e nivelit të detit, ndryshimet biogjeokimike dhe ndryshimi i mbulesës së tokës.
Duke analizuar mbi 70,000 studime shkencore për shembuj direkt që lidhnin sëmundjet me ndryshimet klimatike, shkencëtarët zbuluan se të gjitha ngjarjet ekstreme klimatike kishin ndikim në sëmundjet e shkaktuara nga viruset, bakteret, kafshët, kërpudhat dhe bimët.
Nga 375 sëmundjet e analizuara, 218 prej tyre u dëshmuan se ndikohen nga ndryshimet klimatike.
Po ashtu, u vërtetua se ndryshimet klimatike e bëjnë edhe sistemin imunitar më të dobët.