Sipas klinikës “Mayo”, për gratë e prekura nga kanceri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, diagnoza më e zakonshme është kanceri i lëkurës, kurse e dyta është diagnoza me kancerin e gjirit, (megjithëse kanceri i gjirit mund t’i prekë të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjinia).
Ndërsa kjo është një arsye e mjaftueshme për t’u kontrolluar rregullisht për këtë sëmundje, ju gjithashtu mund të vendosni që ta miratoni një dietë e cila mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit. Sipas një studimi të ri, ajo dietë duhet ta përfshijë ngrënien e ushqimeve që përmbajnë acide yndyrore të pangopura Omega-3, raporton portali “Eat This, Not That”.
Ushqimet e pasura me Omega-3 janë të njohura për përfitimet e tyre të fuqishme anti-inflamatore. Ulja e inflamacionit në çdo kapacitet ndihmon në uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit. Prandaj, nëse vendosni të mbështeteni në dietën tuaj për marrjen e acideve yndyrore të pangopura Omega-3, ekspertët shëndetësorë sugjerojnë të konsumoni ushqime të tilla si, farat e lirit, farat chia, arrat dhe llojet e ndryshme të peshkut me yndyrë të ulët si, salmoni, skumbri dhe sardelet.
Gratë po ashtu mund ta zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit duke konsumuar më shumë fruta, perime, fibra dhe drithëra, si dhe duke i shmangur produktet e kafshëve dhe qumështit me yndyrë të lartë.
Kur bëhet fjalë për t’u siguruar që po merrni mjaftueshëm acide yndyrore të pangopura, është më mirë të zgjidhni burimet ushqimore së pari, përpara se të filloni me konsumimin e suplementeve shtesë.