Njerëzve që u prekën me COVID-19 gjatë valës së parë të pandemisë nuk u forcohet imuniteti nëse më pas preken me Omicron, thotë një studim i personave të vaksinuar me tre doza.
Ekspertët thonë se ndërsa tre doza të një vaksine anti-COVID ndihmojnë në mbrojtjen e individëve kundër gjendjeve të rënda shëndetësore nëse preken me Omicron, infeksionet e mëparshme mund të ndikojnë në përgjigjen e tyre imune, raportoi The Guardian.
“Nëse jeni infektuar gjatë valës së parë, atëherë nuk mund të rrisni përgjigjen tuaj imune nëse merrni një infeksion Omicron”, ka thënë Rosemary Boyton, bashkautore e studimit.
Ekipi zbuloi gjithashtu se infeksioni me Omicron ofronte pak mbrojtje shtesë ndaj riinfektimit me variant.
“Kur Omicroni filloi të përhapej nëpër vend, njerëzit vazhdonin të thoshin se është në rregull, kjo do të përmirësojë imunitetin e njerëzve”, tha Boyton.
"Ajo që ne po themi është se nuk është një përforcues i mirë i imunitetit”.
Ekipi ka thënë se gjetjet mund të ndihmojnë në shpjegojnë pse riinfektimet me Omicron gjatë një periudhe të shkurtër kanë qenë aq të shpeshta.
Studiuesit thanë se gjetjet ishin befasuese pasi supozohej se një infeksion do t’i shtonte imunitet personit.