Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Studimi në Izrael: Vaksina e katërt e COVID-19 është më pak efektive për Omicron

Një dozë e katërt e vaksinës COVID-19 rrit antitrupat në nivele edhe më të larta se vaksina e tretë, por nuk mjafton për të parandaluar infeksionin Omicron, sipas një studimi në Izrael.

Qendra e Mjekësore Sheba e Izraelit ka dhënë injeksionet përforcuese në një provë mes stafit të saj dhe po studion efektin përforcues të Pfizerit në 154 persona pas dy javësh dhe përforcuesin e Modernës në 120 persona pas një jave, tha Gili Regev-Yochay, drejtoreshë në Njësinë e Sëmundjeve Infektive.

Këto u krahasuan me një grup kontrolli që nuk mori dozën e katërt. Ata të grupit Moderna kishin marrë më parë tri injeksione të vaksinës Pfizer, tha spitali.

Vaksinat çuan në një rritje të numrit të antitrupave “madje pak më të larta se sa i kishim pas dozës së tretë”, tha Regev-Yochay.

“Megjithatë, kjo ndoshta nuk është e mjaftueshme për Omicron. Ne e dimë tani se niveli i antitrupave të nevojshëm për t’u mbrojtur dhe për të mos u infektuar nga Omicron është ndoshta shumë i lartë për vaksinën edhe nëse është një vaksinë e mirë”, ka thënë ai.