Lifestyle

Ngrohja globale po shkurton gjumin e të gjithë njerëzve

Ngrohja globale po shkurton gjumin e të gjithë njerëzve

Foto-Ilustrim

Temperaturat në rritje të ndikuara nga kriza klimatike po reduktojnë orët e gjumit për njerëzit përreth botës, sipas një studimi, raportoi The Guardian të shtunën.

Gjumi i mirë është kritik për shëndet dhe mirëqenie. Por, ngrohja globale po rrit temperaturat gjatë natës, edhe më shpejt se ditës, duke e bërë të vështirë fjetjen. Analiza tregoi se një person mesatar në botë tashmë po humb 44 orë gjumë në vit, duke çuar në 11 natë dhe më pak se shtatë orë gjumë – standardi për gjumë të mjaftueshëm.

Humbja e gjumit do të rritet më shumë teksa planeti vazhdon të ngrohet, por ndikon te disa grupe më shumë se te të tjerët. Humbja e gjumit për shkak të ngrohjes është më e lartë për gratë sesa për burrat, dy herë më e lartë për ata mbi 65 vjeç dhe tre herë më e lartë për ata në vendet më pak të pasura.

Studimet e mëhershme tregojnë se temperaturat e ngritura dëmtojnë shëndetin, përfshirë sëmundje të zemrës, vetëvrasje dhe kriza të shëndetit mendor, ashtu si edhe aksidente dhe lëndime.

Gjumi i dobët ka treguar të ketë këto efekte dhe studiuesit thanë se studimi i tyre sugjeron që gjumi i parehatshëm mund të jetë mekanizëm kyç nga i cili i nxehti mund të shkaktojë dëme shëndetësore.

“Për shumicën prej nesh, gjumi është pjesë e zakonshme e rutinës ditore; ne kalojmë afër 1/3 e jetës në gjumë. Por, një numër në rritje i personave në shumë shtete në botë, nuk fle mjaftueshëm”, tha Kelton Minor, drejtues i studimit.

“Në këtë studim, ne ofrojmë provën e parë në shkallë globale se temperaturat më të ngrohta se mesatarja e shkatërron gjumin e njeriut”, shtoi ai.

Studimi i publikuar në revistën “One Earth”, thotë se gratë mund të ndikohen më shumë sepse trupi i tyre ftohet më shpejtë se i burrave kur flenë. Të moshuarit njihen se flenë më pak gjatë natës dhe se kanë çrregullime të temperaturës së trupit, që mund të shpjegojë edhe paqëndrueshmërinë e tyre në temperatura të nxehta. Personat në vende të varfra mund të humbin gjumë pasi kanë më paq qasje në pajisje flladitëse.