Pfizer ka paraqitur studimet në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave mbi efektivitetin e vaksinës së saj kundër COVID-19 tek fëmijët, por dozat nuk mund të jenë të disponueshme deri në nëntor.
Kompania tha se u dha rregullatorëve shëndetësorë të dhëna nga një studim i fundit i vaksinës së saj tek fëmijët 5 deri në 11 vjeç. Zyrtarët kishin thënë më parë se do të paraqisnin një kërkesë në FDA për të autorizuar përdorimin në javët e ardhshme, duke bërë që ekspertët e shëndetit publik dhe prindërit të presin që dozat të bëhen të disponueshme deri në fund të tetorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor në vend të kësaj, procesi mund të zgjasë më shumë se që u mendua. Megjithatë është e mundur që, varësisht nga sa shpejt FDA-ja ofron miratimin, dozat mund të bëhen të disponueshme në nëntor, tha një burim, raporton AP.
Prodhuesi i ilaçeve dhe partneri i tij, BioNTech i Gjermanisë, thonë se ata po presin që të kërkojnë autorizimin e përdorimit urgjent të vaksinës së tyre tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç "në javët e ardhshme".
Vaksina Pfizer me dy doza është aktualisht në dispozicion për fëmijët 12-vjeç e lart. Rreth 100 milionë njerëz në SHBA janë vaksinuar plotësisht me të, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.