Lifestyle

Përbërësi “sekret” i domates që i nevojitet lëkurës

Foto: Ilustrim
 

Domatet janë tepër të mira për shëndetin e njeriut dhe mirësia e tyre i atribuohet përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Vetë pigmenti karotenoid që gjendet te domatja, sipas shkencëtarëve, është tepër i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Domatja është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C dhe vitaminës K. Ajo është bujare në përmbajtjen e potasit, magnezit, fibrave, vitaminës A, B6, folatit, vitaminës E, fosforit, kromit, proteinave, zinkut dhe hekurit.