1 perditesime
Lifestyle

IKSHPK me mesazh në Ditën Botërore pa Duhan: Duhanpirësit më të rrezikuar nga COVID-19

IKSHPK me mesazh në Ditën Botërore pa Duhan: Duhanpirësit më të rrezikuar nga COVID-19
08:47

IKSHPK me mesazh në Ditën Botërore pa Duhan: Duhanpirësit më të rrezikuar nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) në Ditën Botërore pa Duhan ka dal me thirrje për qytetarët që të lënë duhanin. Nga IKSHPK thuhet se duhanpirësit rrezikohen të sëmuren më rëndë nga COVID-19 sesa jo-duhanpirësit.

IKSHPK-ja ka thënë se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, zyrën e OBSH-së në Prishtinë dhe Projektin “AQH”, sot dot ë shënohet Dita Botërore pa Duhan në të gjitha qendrat rajonale të Kosovës.

IKSHPK ka thënë se janë organizuar aktivitete të shumta, duke filluar nga ato në shkolla, shpërndarje të materialeve edukativo-shëndetësore në qytete, postime infografike në rrjete sociale, si dhe do të ketë thirrje në TV publike, porosi e këshilla për parandalimin e konsumimit të duhanit.

“’Zotohu dhe ndërprerje duhanin’ është tema e këtij viti për Ditën Botërore pa Duhan. Çdo vit më 31 Maj Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët global organizojnë Ditën Botërore pa Duhan. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për rreziqet që mund të sjell konsumimi i duhanit. Kjo ditë është shpallur për herë të parë në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Duhanpirësit kanë më shumë gjasa të sëmuren më rëndë me COVID-19 krahasuar me jo- duhanpirësit. Kjo ka ndikuar që miliona duhanpirës të zotohen për të lënë duhanin. Globalisht, afërsisht 39% e burrave dhe 9% e grave janë duhanpirës. Normat më të larta të duhanpirjes gjenden aktualisht në Evropë, në nivelin prej 26%, ndërkohë që parashikimet tregojnë një rënie prej vetëm 2% deri në vitin 2025 nëse qeveritë nuk ndërmarrin veprime urgjente. Duke siguruar që e gjithë shoqëria, veçanërisht personat më të cenueshëm, kanë qasje në shërbimet për lënie të duhanit, rriten shanset e suksesit dhe sigurohet përparimi drejt një të ardhmeje pa duhan. Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme, është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë.Çdo vit në botë vdesin rreth 8 milion njerëz, si pasojë e tymosjes së duhanit, numër ky që bazuar në trendin aktual, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme. Çdo 6.5 sekonda në botë vdes një njeri nga dëmet që sjell tymosja e duhanit”, thuhet nga IKSHPK.

IKSHPK ka treguar edhe për përfitimet e lënies së duhanit.

Përfitimet e lënies së duhanit të mund të jenë të menjëhershme si:

• Pas vetëm 20 minutash të lënies së duhanit, rrahjet e zemrës suaj normalizohen

• Brenda 12 orësh, niveli i monoksidit të karbonit në gjakun tuaj bie në normale

• Brenda 2-12 javësh, qarkullimi juaj përmirësohet dhe funksioni i mushkërive rritet

• Brenda 1-9 muajve, kollitja dhe gulçimi zvogëlohen

• Brenda 15 vjetëve, rreziku i paraqitjes së sëmundjes së zemrës është sa i një jo-duhanpirësi.

• Brenda 5-15 viteve, rreziku i sulmit të zemrës zvogëlohet në atë të një jo-duhanpirësi.

08:02

Sot Dita Botërore pa duhan

(Kosovapress) - Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore pa duhan.

Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.

Me rastin e kësaj dite, OBSH-ja tërheq vëmendjen ndaj efekteve të dëmshme të duhan-pirjes dhe ekspozimit ndaj tymosjes pasive, si dhe këshillon kundër përdorimit të duhanit në çfarëdo lloj forme.

Nën temën “Zotohu dhe lëre”, fushata e sivjetme e OBSH-së për Ditën Botërore pa duhan përqendrohet në sigurimin e mjeteve dhe burimeve të nevojshme për personat që duan ta lënë duhanin, në mënyrë që ata të kenë sukses në përpjekjen e tyre.

Duhani është një faktor kryesor risku për sëmundjet jo-ngjitëse, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti.

Përfitimet e lënies së duhanit janë pothuajse të menjëhershme. Pas vetëm 20 minutash pa duhan, ulen rrahjet e zemrës, brenda 12 orësh bie në nivel normal monoksidi i karbonit në gjak, brenda 2-12 javësh, përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe rritet funksioni i mushkërive.

Brenda 1-9 muajve zvogëlohen kollitja dhe gulçimi. Brenda 5-15 vjetësh, risku i goditjes në tru bie në nivelin e riskut për persona që nuk e pinë duhanin. Brenda 10 vjetësh, shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive përgjysmohet krahasuar me atë të duhanpirësve. Brenda 15 vjetësh, risku i sëmundjeve së zemrës bie në nivelin e riskut për persona që nuk e pinë duhanin.

Ndryshe, shanset që duhanpirësit ta lënë duhanin me sukses janë 84% më të mëdha kur marrin këshillim intensiv nga mjeku.

Për t’u ndihmuar duhanpirësve që ta lënë duhanin, OBSH-ja dhe partnerët e saj kanë zhvilluar mjete të reja digjitale, siç janë chatbot-i i Sfidës së Lënies së Duhanit (Quit Challenge) dhe punëtorja digjitale shëndetësore me Inteligjencë Artificiale Florence që simulon një punëtor të kujdesit shëndetësor për t’i luftuar dezinformatat rreth COVID-19 dhe duhanit, ofron këshilla të shkurtra për duhanpirësit rreth lënies së duhanit, si dhe i referon duhanpirësit në shërbimet digjitale për lënien e duhanit.

Sfida e Lënies së Duhanit jep këshilla të përditshme dhe inkurajim deri në gjashtë muaj për t’i ndihmuar kujtdo të qëndrojë larg duhanit. Aplikacioni është në dispozicion falas në WhatsApp, Viber, Facebook Messenger dhe ËeChat.

Në nivel botëror, rreth 39% e burrave dhe 9% e grave janë duhanpirës. Normat më të larta të duhan-pirjes gjenden aktualisht në Evropë, në nivel prej 26%, ndërkohë që parashikimet tregojnë një rënie prej vetëm 2% deri në vitin 2025 nëse qeveritë nuk ndërmarrin veprime urgjente.