Inteligjenca Artificiale ka mësuar të projektojë qeliza që nuk ekzistojnë në natyrë: pas superkompjuterëve, ajo është aleatja e re e biologjisë sintetike, e cila premton aplikime të shumta, nga prodhimi i ilaçeve në atë të biokarburanteve.
Kjo demonstrohet nga dy studime të botuara në revistën ”Nature Communications”, nga studiuesit në Laboratorin Kombëtar ”Lawrence Berkeley” në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlgoritmi i tyre i ri, i quajtur ”Automated Recommendation Tool (Art)”, është në gjendje të parashikojë se si ndryshimet e caktuara në ADN-në e një qelize ose proceset biokimike mund të ndryshojnë sjelljen e saj.
“Mundësitë janë revolucionare”, thotë koordinatori i studimit, Hector Garcia Martin.
“Tani bioinxhinieria është një proces shumë i ngadaltë: u deshën vite për të krijuar ilaçin antimalarik”, shtoi ai/ANSA.