Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Larja e dhëmbëve ndihmon shëndetin e zemrës

Larja e shpeshtë e dhëmbëve na ndihmon për shëndetin oral gjithashtu edhe për shëndetin e zemrës. Studime e reja të publikuara nga European Journal of Preventive Cardiology, kanë arritur në përfundimin se njerëzit që i lajnë dhëmbët 3 herë në ditë janë 12% më pak të rrezikuar të kenë probleme kardiake, krahasuar me ata persona që nuk i lajnë rregullisht.

Gjatë një studimi më të thelluar rreth efekteve që jep mosha, apo duhanpirja tek sëmundjet e zemrës, ekspertët zbuluan se ka një lidhje mes larjes së rregullt dhe të shpeshtë të dhëmbëve dhe sëmundjeve të zemrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo çfarë këshillohet nga mjekët është larja e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë për gati 2 minuta. Kështu, ju jeni duke i bërë nder shëndetit oral ashtu dhe zemrës