Proteza e parë e retinës në formë të lëngshme është krijuar për herë të parë në Itali.
Sipas medias italiane, kjo është realizuar nga Instituti Italian i Teknologjisë dhe lajmi është bërë publik nga drejtori i Qendrës për Neuroshkencën dhe Teknologjinë në Xhenova Fabio Benfenati, transmeton shqiptarja. Ai tha se proteza formohet nga një solucion ujor, në të cilin qëndrojnë nanogrimca fotoaktive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrimcat zëvendësojnë fotoreceptorët e retinës së dëmtuar nga sëmundjet dhe plakja, që në disa raste mund të çojnë në verbëri të plotë.
"Një retinë artificiale e lëngshme ka potencial të madh për të siguruar një fushë të gjerë pamjeje dhe një shikim të qartë”, shpjegoi Benfenati.
Në krahasim me teknikën e mëparshme, retina artificiale e lëngshme ka provuar të jetë në gjendje të rivendosë aftësinë e neuroneve të retinës në një mënyrë më efikase, duke zënë vendin e fotoreceptuesve të dëmtuar.
E.D./Shqiptarja.com