Londër, 11 nëntor – Rigjenerohet nervi optik në një epruvetë, sipas studiuesve të Universitetit të Kembrixhit falë një terapie të re gjenesh që vendos në turbo proteinat ”protrudin”, duke stimuluar riparimin e fijeve nervore të dëmtuara dhe duke i mbrojtur ato nga asgjësimi.
Studimi, i botuar në revistën ”Nature Communications”, mund të hapë rrugën për terapi të reja kundër një prej shkaqeve më të rëndësishëm të verbërisë në botë, glaukomës, duke treguar skenarë të rinj edhe për trajtimin e dëmtimeve të shtyllës kurrizore.
“Neuronet e sistemit nervor qendror kanë një kapacitet të kufizuar për t’u rigjeneruar sepse me pjekjen e tyre humbin mundësinë e rigjenerimit të zgjatjeve të tyre, që janë akset mbi të cilat impulsi nervor udhëton. Kjo do të thotë që dëmtimet në tru, palcën kurrizore dhe nervin optik mund të kenë pasoja të përhershme”, theksoi studiuesja Veselina Petrova.
Për të gjetur një zgjidhje, studiuesit vendosën të përdorin nervin optik si një model eksperimental: ata e kultivuan atë në laborator dhe më pas dëmtuan fijet e tij me një lazer, duke vëzhguar reagimin e tij nën një mikroskop.
Në këtë mënyrë ata zbuluan se rritja e prodhimit dhe aktivitetit të protrudinës mund të përmirësojë rigjenerimin nervor brenda disa javësh/ANSA.
-
Njerëzit mund të kenë aftësi rigjeneruese
-
Prezantohen tri trajtime premtuese për sëmundjen që prek miliona njerëz
-
Po testohet nëse modifikimi i gjeneve mund të ulë nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak
-
Proteina në qelizat kancerogjene mund të mbrojë trurin nga demenca
-
DeepMind prezanton “AlphaGenome”, AI-në që ndihmon leximin e ADN-së