Lifestyle

Lajthi me mjaltë, për të rritur fuqinë dhe luftuar kolesterolin e keq

Foto: Flickr
 

Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale sigurisht vjen në kombinimin e mjaltit me lajthitë. Këto të fundit bashkohen mrekullisht me vlerat e ëmbla të mjaltit. Mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të lajthive.

Vetitë e këtyre dy produkteve të rëndësishme arrijnë të fuqizojnë maksimalisht njëra tjetrën në të mirë të organizmit njerëzor. Nëse konsumoni një lugë me lajthi të bashkuara me mjaltë, atëherë vetes i keni dhuruar një formulë mirëbërëse për të rritur fuqinë, energjinë dhe luftuar kolesterolin e keq.