Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Qeset e plastikës, të rrezikshme por më të përdorurat nga kosovarët

Foto: Koha / ilustrim

Përdorimi i plastikës është i pashmangshëm në përditshmëri.

Në veçanti, përdorim të gjerë gjejnë qeset e plastikës, me të cilat shërbehen konsumatorët kudo, në furra, dyqane e markete të ndryshme.

Ditëve të fundit, përdorimi i qeseve plastike, ka ngritur një temë diskutimi me qëllim senzibilizimi për qytetarët.

Edhe Kandidati për deputet Yll Rugova, u është bashkuar në vazhdimësi kauzave për mbrojtjen e ambientit, gjegjësisht, nevojës për të reduktuar përdorimin e plastikës, bazuar edhe nga përvojat e udhëtimeve të shumta të tij, raporton emisioni SOT” i KTV-së.

Kur flitet për plastikën, nuk mund të mos përmendet edhe konsumimi i ujit e pijeve të ndryshme në shishe plastike, për çka, Rugova rekomandon riciklim edhe nga vetë qytetarët.

Qytetarët thonë se janë të vetëdijshëm për efektet negative në shëndet nga përdorimi i qeseve të plastikës.

Edhe Produktet nga plastika ndër ndotësit me të mëdhenj në Kosovë Arbëri Produktet nga plastika ndër ndotësit me të mëdhenj në Kosovë

Për të ngritur dhe më tepër, ndërgjegjësimin e qytetarëve se plastika duhet reduktuar, një nga furrat e Prishtinës, tashmë ka zëvendësuar letrën me qeset për t’u shërbyer konsumatorëve të saj.

Ani pse jo para kamerës, pronari i saj thekson se shumë klientë janë përshtatur shpejt me këtë ndryshim që është bërë në të mirë të tyre.

Megjithatë, Kosova mbetet ndër shtetet e vetme në rajon që i ka falas qeset e plastikës. Në kryeqytetet e rajonit, e edhe ato evropiane, qeset e plastikës janë me pagesë. Kjo, si formë për të reduktuar përdorimin e tyre.