Uashington, 23 korrik – Ambientalistët rusë kanë ”pushtuar” llogarinë e Instagramit të aktorit të njohur Leonardo DiCaprio, i angazhuar për mbrojtjen e mjedisit, duke i kërkuar atij që të shpëtojë liqenin më të vjetër dhe më të thellë në botë, shkruan e përditshmja britanike ”The Guardian”.
“Levushka, ruaj Bajkalin tonë, ua kërkojmë vëllazërisht në emër të gjithë Rusisë”, lexohet në mesazhin ku ekologët e thërrasin yllin e kinemasë në versionin rus të emrit të tij.
Liqeni Bajkal në Siberi është shpallur trashëgimi e UNESCO-s. Ekologët pohojnë se liqeni rrezikohet nga ndotja dhe gjuetia e paligjshme.
DiCaprio, 44 vjeç, ka dhuruar miliona dollarë vitet e fundit për mjedisin nëpërmjet themelimit të një fondacionit të krijuar prej tij, në vitin 1998.
DiCaprio ka thënë se është gjysmë rus, pasi kishte pasur dy gjyshër nga ai vend/ansa.
-
DiCaprio dhe Bezos dhurojnë 200 milionë dollarë për Amazonën
-
Leonardo DiCaprio del në mbrojtje të Vjosës
-
DiCaprio dhe Bezos nisin projekt 200 milionë dollarësh për të shpëtuar speciet e rrezikuara
-
Aksioni kundër Maduros ia pamundëson Leonardo DiCaprios të marrë çmimin në Palm Springs
-
Leonardo DiCaprios i është thënë ta ndërrojë emrin në fillim të karrierës