Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kujdes nga pasta e dhëmbëve, mund të shkaktojë kancer

Foto: Getty Images

Pas reklamës së re të pastës së dhëmbëve “Colgate” ku konsiderohet si produkti më i mirë për pastrimin e dhëmbëve, ka pasur disa hulumtime sa i përket përbërësve.

Kompania po përballet me një studim të fundit e publikuar nga një revistë e Kërkimeve Kimike në Toksikologji, ku thuhet se pasta përbëhet nga një substancë tepër e rrezikshme që quhet triklosan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Colgate-Palmolive e ka hequr substancën nga sapunët, por e kanë mbajtur tek pasta e dhëmbëve duke thënë se është aprovuar pasi ndihmon në parandalimin e gingivitëve (inflamacion ose fryrje e mishrave)”, shkruan Bloomberg, transmeton oranews.

Mbrojtësit e shëndetit kanë paralajmëruar rrezikun e kimikatit triklosan që është përgjegjës për sëmundje të ndryshme, përfshirë kancerin, efektet në tiroide dhe bën bakteret rezistente ndaj antibiotikëve.