Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Efektet e pastës së dhëmbëve në pastrim

Pasta e dhëmbëve është një produkt i rëndësishëm i higjienës personale.

Ajo ndihmon të mirëmbajmë shëndetin e gojës duke eliminuar bakteret dhe mbetjet ushqimore nga dhëmbët.

Përveç kësaj, pasta e dhëmbëve ofron një sërë përfitimesh shëruese, kozmetike dhe pastruese.

Këto përfitime i atribuohen vetëm pastës së bardhë të dhëmbëve dhe jo asaj xhelatinoze apo me efekt zbardhues.

Kundër të djegurave

Edhe Si t'i zbardhim dhëmbët në mënyrë natyrale Lifestyle 8 muaj më parë Si t'i zbardhim dhëmbët në mënyrë natyrale

E djegura nga uji, gatimi apo prekja e një materiali të nxehtë mund të kurohet me pastën e dhëmbëve.

Pasi ta keni mbajtur zonën e djegur nën ujë të ftohtë e të rrjedhshëm, lëreni të thahet dhe më pas lyejeni me pastë të bardhë dhëmbësh.

Kundër pickimeve të insekteve

Pickimet e insekteve mund të neutralizohen shumë mirë nëpërmjet pastës së bardhë të dhëmbëve.

Mjafton të lyeni zonën e skuqur dhe ta shpëlani pas disa orësh.

Kundër thonjve të çngjyrosur e të verdhë

Lyejini thonjtë me një sasi të vogël të pastës së bardhë.

Mbajeni atë për 5-10 minuta dhe më pas hiqeni atë duke përdorur një furçë të butë ose pambuk.

Përsëriteni këtë procedurë dy ose tre herë në javë.

Pastrimi i pasqyrave

Mjegullimi i pasqyrave në banjë apo dritat e makinës mund të zgjidhet shumë mirë me pastën e bardhë të dhëmbëve.

Ajo u jep shkëlqim llambave dhe pasqyrave.

Edhe Pasta e dhëmbëve e krijuar nga flokët mund të ndihmojë në riparimin e dhëmbëve Lifestyle 11 muaj më parë Pasta e dhëmbëve e krijuar nga flokët mund të ndihmojë në riparimin e dhëmbëve

Mjafton t’i lagni ato si fillim me ujë dhe më pas t’i lyeni me pastë të bardhë duke përdorur një furçë të vjetër të dhëmbëve.

Më pas përdorni një leckë të lagur për t’i fërkuar dhe pastruar.

Pastrimi i sendeve prej argjendi

Përzieni sasi të barabarta të pastës së bardhë dhe kripës dhe më pas shtoni pak lëng limoni.

Me këtë pastë mund të pastroni sendet e argjendta dhe t’u jepni atyre shkëlqimin e humbur.

Pastrimi i këpucëve

Këpucët e bardha, veçanërisht atletet mund t’i pastroni me pastë dhëmbësh duke përdorur një furçë të vjetër.

Pastrimi i hekurit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pjesën e poshtme të hekurit mund ta pastroni me pastë të bardhë dhëmbësh.

Mjafton që të përhapni pastën në të gjithë hapësirën e saj, ta fërkoni me një leckë të thatë dhe pas pesë minutash ta pastroni me një leckë të njomë.

Njollat e bojës së flokëve

Edhe Mos e fshini fytyrën me peshqir. Ja pse Lifestyle 2 muaj më parë Mos e fshini fytyrën me peshqir. Ja pse

Vendosni pastën e bardhë në lëkurën e njollosur nga boja e flokëve dhe pas 10 minutash fërkojeni me pambuk.

Pas kësaj shpëlani zonën me ujë./AgroWeb.org