Lifestyle

Faktori D tek njerëzit, çfarë duhet të dini

 

Egoizmi, narcizizmi dhe sadizmi kanë një anë të përbashkët të errët të personalitetit. Autorët e studimit flasin për Faktorin D, që manifestohet në të gjithë tiparet karakteriale negative tek njerëzit.

Pas analizimit të 2500 personave, kryesisht në tendencat e sjelljes dhe të marrjes së vendimeve, statistikat kanë vënë në një hartë 9 personalitetet negative që njihen sot: egoizmi, machiavelizmi, dizimpenjimi moral, narcizizmi, prepotenca, sadizmi, interesi personal i theksuar dhe veprimet për inat të tjetrit.