Fëmijët e të sotshmes janë liderët e së nesërmes. Kultivimi i kuriozitetit te këta fëmijë mund të jetë ajo që do të kurojë një ditë sëmundje që sot janë të pakurueshme ose dhe t’i parandalojë ato.
Atëherë, çfarë e shtyn dhe e frymëzon një 12 vjeçar që të kërkojë një kurë për kancerin kur përzgjedh një projekt për panairin e shkencës?
Stephen Litt është si shumë 12 vjeçarë të tjerë amerikanë. Ai ka një agjendë të ngjeshur me sporte, mësime muzike dhe detyra shtëpie, por interesat e tij jashtëshkollore shkojnë përtej tenisit dhe oboes.
Kur ishte në klasë të parë, Stepheni filloi të merrte pjesë në panairet e shkencës. Në klasën e gjashtë, ai ishte gati t’i merrte gjërat seriozisht, transmeton VOA.
“Sapo hyra në makinë një ditë, i thashë babit: Dua që projektin tim për panairin e shkencës ta bëj për malarien. Ai më pa, u kthye nga unë që isha ulur në sediljen e pasme dhe tha: Kjo është shuuuumë e rrezikshme”! Kështu që mendova ‘Pse të mos e bëj për kancerin?’. Dhe njihja disa njerëz, miq të familjes, që kishin qenë me kancer”, thotë ai.
Edhe
Studimi klinik që po u jep shpresë disa fëmijëve të sëmurë me kancer
Stephen filloi të kërkonte për diçka që ai mund ta përdorte në shtëpi për të simuluar kancerin. Kërkimet e tij e çuan te planarianët, një lloj krimbi i sheshtë dhe EGCG-në, një antioksidant që gjendet në çajin e gjelbër dhe që njihet se vret qelizat kanceroze.
Planarianët mund të rigjenerojnë pjesë të prera të trupit të tyre dhe Stepheni zbuloi se zhytja e krimbave në EGCG e ngadalësoi procesin e rigjenerimit.
“Duke qenë se projekti i parë shkoi kaq mirë, vendosa të përdorja kancerin dhe tumorin e vërtetë te planarianët”, shprehet 12 vjeçari.
Në projektin e dytë, grupi që ai e trajtoi me EGCG nuk u prek nga tumoret.
Puna e Stephenit tërhoqi vëmendjen e medias, ndërkohë që ai kishte filluar tashmë të mendonte për fazën e tretë të projektit, për të cilën nevojitej një laborator i mirëfilltë.
Edhe
Superkompjuteri ndihmon në studimin për vaksina kundër kancerit
“Atij i duhet një inkubator ku qelizat njerëzore apo tipe të tjera qelizash kanceroze të ruhen, që të mos vdesin”.
Stepheni dhe prindërit e tij i kërkuan ndihmë Intitutit Kombëtar të Kancerit në Washington, ku studiuesi Dr. Stanley Lipkowitz i dha mundësinë Stephenit të paraqiste punën e tij si dhe të mësonte për punën e institutit.
“Është e rëndësishme që të udhëheqësh njerëzit. Interesi i njerëzve për shkencën duhet mbajtur i gjallë. Është një nga gjërat më themelore që duhen bërë”.
Dr. Lipkowitz e sfidoi Stepheni që të vazhdonte kërkimin e tij.
“Pyetja e vërtetë që kam për këto të dhëna është: “Si mund t’i përdorësh këto të dhëna për njerëzit, si një mënyrë për të parandaluar kancerin?”.
Edhe
A mund të zbulohet kanceri herët me analiza të gjakut?
“Jam shumë i emocionuar. Tani mendoj se mund të merrem sërish me këtë projekt dhe e di mirë se çfarë më duhet të bëj kësaj radhe”.
Me këshillat e Dr. Lipkowitzit dhe disa ide të reja krijuese për të zgjeruar fushën e kërkimit, Stepheni po përgatitet për panairin e radhës.