Është zbuluar një objekt i ri shumë larg nga Sistemi Diellor. Objekti është zbuluar nga Scott Sheppard i Institutit Shkencor Carnegie, Chad Trujillo në Universitetin e Arizonës Veriore dhe David Tholen nga Universiteti i Hawaii, ndërsa e kanë emërtuar si "2015 TG387".
Detajet rreth zbulimit i cili ka nevojë për ridefinimin se ku përfundon sistemi diellor janë njoftuar nga Unioni Ndërkombëtar i Astronomisë
Zbulimi i cili u publikua edhe në revistën "Astronomical Journal", ishte bërë pasi që kërkohej një super botë larg nga sistemi diellor dhe një planeti X.
2015 TG387 është zbuluar se gjendet shumë larg Plutonit dhe se është larg nga Dielli 80 herë sa distanca mes qendrës së Diellit dhe të Tokës.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur fakte mbi prezencën e një planeti të ri
-
Shkencëtarët pretendojnë se kanë prova për një planet të ngjashëm me Tokën
-
Zbulohet një objekt misterioz në hapësirë me tinguj të pazakontë
-
Teleskopi i ri në kërkim të planetit të 9-të më të madh se Toka
-
Valët gravitacionale zbulojnë objektin misterioz 800 milionë vite-dritë larg