Paleontologët e Universitetit të Southamptonit i zbuluan mbetjet e dinozaurit më të madh në Evropë, në ishullin e quajtur Wight.
BBC-ja shkruan të enjten, se bazuar në mbetjet e gjetura, dinozauri kishte gjatësi prej 10 metrash dhe jetoi rreth 125 milionë vjet më parë.
Kockat parahistorike i përkisnin një dinozauri ‘spinosaurid’, grabitqar me dy këmbë.
“Ishte kafshë e madhe, mbi 10 metra dhe ndoshta disa tonë peshë”, deklaroi studenti i doktoraturës, Chris Barker, që shtoi se një dinozaur i tillë, mund të jetë më i madhi ndonjëherë në Evropë.
Dinozauri mund të ketë jetuar në një periudhë kur niveli i detit shënoi rritje në ujërat lagunore.
Artikuj të ngjashëm
-
Fosili që mbahej në sirtar për dekada, del të jetë mbetja e parë e një dinozauri në Antarktidë
-
Zbulohet një specie e re dinozauri
-
10-vjeçarja zbulon gjurmë dinozauri teksa po ecte plazhit
-
Gjenden në Zimbabve mbetjet e dinosaurit më të vjetër të Afrikës
-
Gjendet fosili më i madh i ujorit në Britaninë e Madhe