Zhytësit kanë zbuluar mbetje të rralla të një anije ushtarake në qytetin antik të fundosur “Thonis-Heracleion” - dikur porti më i madh i Egjiptit në Mesdhe - dhe një kompleks që ilustron praninë e tregtarëve grekë.
Qyteti, i cili kontrollonte hyrjen në Egjipt në grykën e një dege perëndimore të Nilit, dominoi zonën për shekuj me radhë përpara themelimit të Aleksandrisë, shkruan CNN.
I shkatërruar dhe i fundosur së bashku me një zonë të gjerë nga disa tërmete, “Thonis-Heracleion” u rizbulua më 2001 në gjirin Abu Qir pranë Aleksandrisë, tani qyteti i dytë më i madh i Egjiptit.
Studimet tregojnë një trup të anijes me fund 25-metra, me lopata dhe velë të madhe, që i ngjason ndërtimeve të lashta egjiptiane.
-
Konfirmohet qyteti i Aleksandrit të Madh, i humbur para dy mijë vjetësh
-
Aleksandria antike nxjerr anijen luksoze për argëtim
-
Në Egjipt zbulohet “qyteti i humbur” pas 3 mijë vjetëve
-
Anija e fundosur zbërthen raportet tregtare para 4 mijë e 500 vjetësh
-
Zbulohet anija më e vjetër në botë e fundosur diku në Turqi