Braziliani Wesley kishte qenë vetëm nëntëvjeçar kur humbi babanë e tij Paulo, pas një sulmi fatal që pësoi nga pirja e tepërt e alkoolit dhe nga droga.
Pesë vjet më vonë fëmijëria e tij shkoi përgjithmonë.
Sulmuesi i Aston Villas, ende duke u përshtatur me telashet e rinisë së hershme, përjetoi një ngjarje tjetër të madhe jetësore kur u bë baba në moshën 14-vjeçare.
Në kohën kur ishte 15-vjeçar, i biri i tij, Ian Riquelme, u bë me një gjysmëmotër, Maria Eduardan, pasi ai u bë baba me një femër tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Futbolli mori një rol dytësor për brazilianin Wesley, që punonte në fabrikë për të mbledhur para për të kryer detyrimet, duke u zgjuar në orën 7:00 dhe duke punuar 11 orë në një fabrikë të gozhdave për rreth 150 funte në muaj.
Edhe
Lewis-Skelly nuk ishte i lindur kur Arsenali luajti në finalen e vitit 2006
Në mënyrë të jashtëzakonshme, djaloshi që njihej për futboll të sallës kurrë nuk kishte luajtur futboll të madh 11 kundër 11 në bar derisa mbushi 15 vjet.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)