Wang Japing është bërë gruaja e parë astronaute që po kryen operacionin e parë në hapësirë si pjesë e një misioni gjashtëmujor në stacionin hapësinor të shtetit aziatik.
Wang dhe Zhai Zhigang kanë dalë nga moduli kryesor i stacionit të dielën mbrëma, duke i kaluar gjashtë orë jashtë me vendosje të pajisjeve dhe me kryerje të testeve bashkë me pajisje robotike.
Anëtari i tretë i ekuipazhit, Je Gunagfu, ka ndihmuar nga brenda stacionit, ka raportuar agjencia kineze e hapësirës. Uang 41 dhe Zhai 55 vjeç kanë udhëtuar drejt stacionit eksperimental të hapësirës së Kinës. Zhai kishte kryer misionin e parë jashtë pajisjeve para trembëdhjetë vjetësh.
Artikuj të ngjashëm