Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vrima e zezë më e afërta me Tokën del se nuk është fare një vrimë e zezë

Në vitin 2020, një ekip astronomësh me Observatorin Jugor Evropian (ESO) zbuloi vrimën e zezë më të afërt me Tokën në sistemin HR 6819, vetëm 1000 vite dritë larg, por shkencëtarët e tjerë kundërshtojnë gjetjet.

Siç rezulton, ata kritikë duket se kanë qenë të saktë. Në një studim të ri, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh i udhëhequr nga studiuesja Abigail Frost ka hedhur poshtë ekzistencën e një vrime të zezë në HR 6819, raporton bgr.com.

Mediat e huaja raportojnë se vrima e zezë që thuhej se ishte më e afërta me Tokën, në fakt nuk është fare vrimë e zezë. Ata thonë se është një sistem i dy yjeve, ku njëri yll thith tjetrin.