Gjiganti zviceran Nestle ka bërë të ditur se 12 tonë, apo 413 mijë çokollata “KitKat” i janë vjedhur këtë javë.
Sipas njoftimit, çokollatat ishin vjedhur rrugës nga Italia për në Poloni. Automjeti dhe ngarkesa janë zhdukur.
Ato ishin të dedikuara për t’u shpërndarë për shitje në Evropë.
Një zëdhënës i kompanisë ka thënë se ato megjithatë mund të gjenden nëse dalin në treg, varësisht nga barkodet.
“Përderisa vlerësojmë shijen e jashtëzakonshme të kriminelëve, fakti mbetet se vjedhja e mallit është problem në rritje për bizneset e të gjitha madhësive”, ka thënë KitKat në një deklaratë publike. “Me skema të sofistikuara që po zbatohen rregullisht, ne kemi zgjedhur të dalim publikisht për të shprehur përvojën tonë, me shpresën se kjo do të rrisë ndërgjegjësimin për trendin kriminal, gjithnjë e më të zakonshëm”.
-
Vidhen 30 mijë shishe verë në vlerë rreth 5 milionë euro në Itali
-
250 milionë bletë ikin nga kosheret pasi kamioni që i transportonte përmbyset
-
Evropa në alarm pas sulmeve kibernetike ndaj frigoriferëve të supermarketeve në 10 shtete
-
Binance i kthen gjysmën e parave të vjedhura nga hakerët
-
Vidhen rreth 400 litra naftë e kabllo nga një punishte në Lipjan