Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vetura më e gjatë në botë, më shumë se 30 metra

Super limuzina në Shtetet e Bashkuara të Amerikën ka fituar çmimin e Guinness për veturën më të gjatë në botë, saktësisht 30.54 metra, shkruan faqja zyrtare e Rekordeve Guinness. 

Limuzina theu rekordin e vet. Ajo ishte ndërtuar në Kaliforni më 1986 nga personalizuesi i famshëm i vetura Jay Ohrberg. E quajtur si “Ëndrra Amerikane”, ajo fillimisht ishte e gjatë 18.28 metra, 26 rrota dhe kishte motor V8 në pjesën e përparme dhe të pasme.

Ohrberg tani e zgjati veturën e tij në 30.5 metra. Veturat e zakonshme janë mesatarisht 3.6 deri 4.2 metra.

Limuzina ka një shtrat uji, një pishinë me dërrasë zhytjeje, xhakuzi, vaskë, fushë mini-golfi dhe mund të zë deri 75 persona.

Image