Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vaskë e braktisur në mes të autostradës, policia angleze del me reagim

Policia në Angli iu përgjigj thirrjeve të shumta duke raportuar një objekt të çuditshëm: një vaskë në mes të autostradës.

Sipas Upit, Policia e Mercias tha se mbi 999 thirrje telefonike u regjistruan pasi vaska ishte parë në autostradën M5 në Droitwich.

Në vendin e ngjarjes më pas kanë dalë ekipet që larguan objektin nga rruga, për të mundësuar lëvizjen pa pengesa. Nuk është bërë e ditur se si mund të ketë përfunduar vaska aty.

“Faleminderit të gjithëve që thirrët”, ka reaguar Policia më pas.