Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Unaza me 12,638 diamante thyen rekord në Guinness

Unaza me 12,638 diamante në të, ka hyrë në librin e Rekordeve “Guinness”.

Harshit Bansal është personi që ka dizajnuar këtë unazë, ndërsa është drejtues i dyqanit të argjendarisë “Renani” në Meerut, Indi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Unaza e cila është emëruar Marigold ose “Unaza e Mbarësisë”, ka një brez rrethor të zbukuruar me forma lulesh, i kompletuar me mijëra diamante natyrore 38.08 karat, sipas Guinness. Unaza peshon pak më shumë se 165 gram, transmeton CNN.

Unaza që më herët kishte shënuar rekord për numër të diamanteve, kishte 7,801 sosh, po ashtu në Indi.

Bansal i tha Guinnessit se fillimisht ishte inspiruar ta thente rekordin për diamante në vitin 2018. Dy vjet më vonë, kompania e tij kompletoi dizajnin e unazës më 30 nëntor.