Kompania “Ultrahuman” ka prezantuar unazën e parë luksoze të mençur në botë. Brendi nuk është i ri, pasi unazat e saj zakonisht kushtojnë 379 euro. Por, versioni luksoz i unazës i paraqitur tani kap vlerën e rreth 1,800 euro.
E quajtur “Rare” (E rrallë), unaza ofron funksionet e njëjta me ato të thjeshtat e kompanisë – monitoron gjumin, lëvizjet dhe shëndetin, si temperaturën e trupit – por është e krijuar me materiale luksoze.
Është e disponueshme në tri versione: në 18 karat flori, flori rozë 18 karat dhe platin PT950, që është një nga opsionet më luksoze në treg. Kualiteti i tillë i bënë unazat edhe më të qëndrueshme.
Unaza vjen po ashtu me karikues në ngjyrën e unazës, shkroi “Digital Trends”.
“Ultrahuman” ka shkruar se unaza “Rare” nuk është vetëm orë e mençur, por edhe një stoli me stil. Synimi është të tërhiqen njerëz që duan ta vendosin unazën në mbrëmje të veçanta.

-
Samsungu me pajisje që përfshijnë veçori të inteligjencës artificiale
-
Sa kushton unaza që do ta marrin fituesit e botërorit?
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak