Banorët e Ugandës gjithmonë kanë konsumuar shumë banane dhe tani një kompani e re po dëshmon se mund t’u shihet dobia edhe mbetjeve të tyre dhe jo vetëm frutit.
“TexFad” po përdor fibrat natyrale të bananes për të prodhuar produkte të përshtatshme për mjedisin, siç janë tepihët dhe zgjatjet lehtë të biodegradueshme të flokëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur fermerët marrin banane nga pemët, ata zakonisht lënë trungje të rënda dhe me gunga për tu dekompozuar dhe për tu hedhur. TexFad po nxjerr fijet nga pjesë të trungjeve që fermerët zakonisht djegin ose hedhin tutje.
“Kur po shikoja përreth pash se bananet rriten me bollëk në këtë vend. Ne krijojmë shumë mbeturina nga mbetjet e bananeve”, ka thënë Kimani Muturi, themelues dhe drejtor menaxhues në TexFad.
Kompania është duke eksperimentuar me lloje të ndryshme të fibrave të bananeve për të prodhuar kështu tepihë dhe flokë artificiale.
TedFax është duke testuar po ashtu procesin e prodhimit të fibrave nga banania, të buta sikur pambuku, e të cilat më pas mund të përdoren për të prodhuar edhe rroba.