Mbetjet plastike janë pothuajse jashtë kontrollit në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, ku një vend depozitimi duket si varrezë për qese plastike njëpërdorimëshe. Megjithëse shumica e mbetjeve përfundojnë aty, disa po u rishiten ricikluesve, përfshirë një kompani që prodhon çanta shkollore prej tyre.
Nga distanca, kjo depo mbeturinash duket si një formacion shkëmbor.
Po të afroheni pak, është era e keqe e mbeturinave të dekompozuara krejt çka mund të nuhasin vizitorët.
Depoja Kiteezi, në periferi të kryeqytetit të Ugandës, Kampala, është vendi ku përfundon pjesa më e madhe e mbetjeve plastike nga zona.
Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Mjedisit (NEMA), vendi i Afrikës Lindore prodhon rreth 600 tonë mbetje plastike çdo ditë.
Mbi gjysma e këtyre mbetjeve përfundojnë në tokë të hapur, rrugë ujore, liqene ose parqe.
Edhe
Disenjatoret egjiptiane që po shndërrojnë mbeturinat plastike në veshje e mobilie
Pjesa tjetër grumbullohet, pjesa më e madhe e mbetjeve plastike lihen këtu.
Sasia e madhe e mbetjeve plastike do të ishte më pak shqetësuese nëse do të kishte më shumë riciklues, thotë Shamim Naluyima, themeluese e “Edu-Plastics”, kompani që i kthen qeset plastike në çanta shkollore.
Naluyima filloi punën me kompaninë e saj për të hequr mbetjet plastike nga mjedisi.
Punëtorët e Naluyimas lajnë, thajnë dhe hekurosin qeset plastike para se të qepen në çantat e shkollës.
Edhe
63 të vdekur nga një aksident zinxhiror trafiku në Ugandë
Në etiketat e çantave të shkollës shkruante: “Duke më zotëruar mua, ju keni ndihmuar në riciklimin e 15 qeseve plastike”.
Përveç çantave, Shamim dhe ekipi i saj prodhojnë gjithashtu materiale mësimore, të tilla si shkronja, numra, vizore dhe numëratore për shkollat në zonat rurale të Ugandës.