Gareth Murphy nga Uellsi ka thyer rekordin Guinness për kafenetë më të vizituara në 24 orë.
Punonjësi 29-vjeçar i IT-së piu në 56 kafene të ndryshme në qendër të qytetit të Cardiffit më 5 shkurt 2022, duke thyer rekordin e mëparshëm të 51 kafeneve të vendosura nga anglezi Matt Ellis më 2021.
Për këtë rekord, konkurrentit nuk duhej të konsumonte alkool.
Përveç dëshmive me video, në një ditar janë dashur nënshkrimet nga një punonjës në çdo kafene për të konfirmuar që një pije është blerë dhe konsumuar.
Murphy ishte përpjekur të arrinte një rekord Guinness edhe në të kaluarën, por vetëm këtë vit pati sukses.