Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Uellsiani thyen rekordin botëror me 69 tatuazhe lepuri

Një person nga Uellsi ka thyer rekordin botëror me 69 tatuazhe të ndryshme lepujsh në trupin e tij, raportoi të dielën “Upi”.

42-vjeçari Craig Evans ka thënë se tatuazhin e tij të parë të lepurit e bëri në vitin 2009, ndërsa sot ka gjithsej 69 lepuj të vizatuar në krahë, këmbë dhe gjoks.

Evans ka njoftuar se ndonëse është kafsha e tij e preferuar, nuk ka asnjë lepur.

"E dua estetikën e një lepuri. Ata janë krijesa të lezetshme. Për fat të keq, nuk kam asnjë lepur pasi kam një qen terrier të quajtur Bertie”, ka thënë Evans për rekordet Guinness.