Një danez shënoi një rekord të çuditshëm botëror, duke arritur t’i fuste 68 shkopinj të shkrepëses në vrimat e hundës.
Upi ka shkruar se Peter von Tangen Buskov mori çmimin e Guinnessit, duke tejkaluar rekordin e shënuar me 45 shkopinj, të shënuar kohë më parë.
“Çuditërisht nuk u lëndova. I kam vrimat e hundës mjaft të mëdha dhe lëkurën mjaft të shtrirë. Jam i sigurt se kjo më ndihmoi shumë”, ka thënë 39-vjeçari.
Danezi ka shtuar se do të tentojë në të ardhmen që të tejkalojë këtë rekord.
Video (minuta 7:21):
Artikuj të ngjashëm