Një anglez theu rekordin botëror “Guinness”, duke pirë nga një pije në 67 bare të ndryshme në një periudhë të vetme 24-orëshe.
Nathan Crimp, 22 vjeç, theu rekordin për shumicën e lokaleve të vizituara në 24 orë dhe ai përfundoi duke vizituar 67 të tilla në zonën e Brighton, Angli, në një periudhë prej rreth 17 orësh.
Crimp, i cili shoqërohej nga miqtë, synoi të mposhtte rekordin prej 56 baresh të vizituara, i cili u vendos nga Gareth Murphy për një 10-orësh në Cardiff, Uells, në fillim të këtij viti.
"Ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. E nënvlerësova se sa e vështirë do të ishte në të vërtetë", tha Crimp për “Liverpool Echo”.
Rregullat e Guinnessit kërkonin që Crimp të pinte një pije në çdo pijetore dhe të mblidhte prova, duke përfshirë faturat dhe nënshkrimet e dëshmitarëve.
"Pjesa më e vështirë ishte të shkoje vazhdimisht në tualet, gjë që merrte shumicën e kohës”, tha Crimp.