Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Uber” obligohet t’i paguajë 1.1 milion dollarë një gruaje të verbër

Uber

Kompania e taksive “Uber” është obliguar që t’i paguajë 1.1 milion dollarë një gruaje të verbër e cila ishte refuzuar të transportohej në 14 raste të ndryshme.

Lisa Irving ka deklaruar, se vozitësit e kësaj kompanie ishin në disa raste verbalisht abuziv ndaj saj dhe se e kanë ngacmuar atë për transportimin e qenit të saj, i cili e udhëzon atë për kryerjen e lëvizjeve.

Njëri prej shoferëve të taksit është akuzuar se e ka lënë në gjysmë të rrugës gruan e verbër duke i thënë se e ka dërguar në destinacionin e kërkuar.

Një arbitër i pavarur ka thënë se shoferët e Uber-it kanë bërë diskriminim ndaj gruas marrë parasysh gjendjen e saj.

Ndërkaq, Irving ka thënë se sjelljet e këqija të shoferëve kishin vazhduar pavarësisht se është ankuar disa herë tek kompania.

Edhe Uberi paditet nën akuzat për diskriminim të pasagjerëve me nevoja të veçanta Botë Uberi paditet nën akuzat për diskriminim të pasagjerëve me nevoja të veçanta

Ndërkohë, kompania ka thënë se nuk është përgjegjëse për këto veprime duke argumentuar se shoferët më shumë e kanë statusin e kontraktorëve sesa të të punësuarve të kompanisë.

Kjo nuk është hera e parë që “Uber” përballet me akuza nga komuniteti i të verbërve.