Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uber paditet për diskriminim ndaj personave me aftësi të kufizuara

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka paditur aplikacionin Uber për udhëtime për shkak të akuzave se ka ngarkuar me çmime të larta shumë persona me aftësi të kufizuara.

Departamenti pretendon se çmimet shtesë për "kohën e pritjes" të Uber janë diskriminuese ndaj pasagjerëve me aftësi të kufizuara të cilëve u duhen më shumë se dy minuta për të hipur në një veturë.

Ai thotë se Uber duhet të pajtohet me Aktin e Amerikanëve me Aftësi të Kufizuara (ADA), raporton BBC.

Por Uber tha se tarifat e kohës së pritjes nuk kishin për qëllim të aplikoheshin për udhëtarët me aftësi të kufizuara dhe se kishte rimbursuar tarifat.

Uber dhe kompanitë e tjera që ofrojnë shërbime transporti "duhet të sigurojnë qasje të barabartë për të gjithë njerëzit, përfshirë ata me aftësi të kufizuara", tha ndihmësprokurorja e përgjithshme për të drejtat e njeriut në Departamentin e Drejtësisë.

Edhe Uberi paditet nën akuzat për diskriminim të pasagjerëve me nevoja të veçanta Botë Uberi paditet nën akuzat për diskriminim të pasagjerëve me nevoja të veçanta

Megjithatë, Uber tha se nuk ishte dakord që politikat e saj ishin në kundërshtim me ADA.

Firma thotë se udhëtarët tarifohen mesatarisht më pak se 60 cent dhe se udhëtimet me karrige me rrota ose udhëtimet e Uber Assist nuk kanë tarifa për kohën e pritjes si parazgjedhje.